Bashkimi dhe tifozët Ilirët bëhen lajm në Gjermani, mediat gjermane shkruajnë për kumanovarët

Bashkimi dhe tifozët ILIRËT janë përfshirë në artikujt e mediave të Gjermanisë. Kjo për shkak të tifozëve kumanovarë të cilët shfaqen një banderolë në derbin e luajtur të hënën kundër Vardarit.
“Në nder të legjendës së futbollit Großkreutz – Vardari bie, Schalke digjet”, thuhej në banderolën e shfaqur nga Ilirët.
Lidhja me Großkreutz dhe Schalke 04 ka një origjinë të veçantë, teksa Vardari ka një miqësi të gjatë me tifozët e Schalke 04.
Për ultrasit e Bashkimit, zgjedhja e Kevin Großkreutz si simbol ishte perfekte: Ai është nga Dortmundi, kaloi gjithë rininë te ai klub, fillimisht si tifoz në tribunën jugore, më pas si lojtar profesionist në fushë dhe u bë një i preferuar i publikut. Ai përfaqëson më shumë se kushdo tjetër rivalitetin me Schalke-n.
Dhe përmes tij, tifozët shqiptar nderojnë jo vetëm një ikonë të Dortmundit, por njëkohësisht provokojnë edhe rivalin e tyre Vardarin dhe miqtë e tyre nga Schalke.
“Duke pasur parasysh që Großkreutz është një legjendë e Dortmundit dhe tifozët e Schalke e urrejnë, vendosëm t’i godasim aty ku i dhemb më shumë – sidomos pasi ata kanë miqësi me Vardarin”, ka thënë një përfaqësues i ILIRËVE.