(VIDEO) Nga 12 tetori startojnë rregullat e reja për hyrje në BE

(VIDEO) Nga 12 tetori startojnë rregullat e reja për hyrje në BE

Nga 12 tetori startojnë rregullat e reja për hyrje në BE. Ministria e Punëve të Brendshme i ka njoftuar qytetarët për detajet rreth Sistemit për hyrje dhe dalje, që Bashkimi Evropian gradualisht do të filloj implementimin për hyrje dhe dalje nga vendet antare të saj. Sistemi i ri, zbatimi i plotë i të cilit pritet të përfundojë deri në prill 2026, kërkon që qytetarët që vijnë nga vende jashtë BE-së ose zonës Shengen të lënë të dhëna biometrike (gjurmë gishtash dhe fotografi) që në hyrjen e parë në ndonjë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

MPB

“Në udhëtimin e parë pas futjes së këtij sistemi, udhëtarët do të kalojnë nëpër një proces të plotë regjistrimi që përfshin bërjen e një fotografie, skanimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe futjen e të dhënave të pasaportës. Për të lehtësuar procedurën, do të ketë edhe pika vetëshërbimi në pikat kufitare, dhe është i mundur edhe para-regjistrimi përmes aplikacioneve mobile. Në udhëtimet pasuese, kontrolli do të jetë dukshëm më i shpejtë sepse të dhënat do të ruhen tashmë në sistem dhe do të kryhet vetëm verifikimi i tyre”.

Sistemi do të jetë aktiv në të gjitha 29 vendet në mesin e të cilave Greqia, Bullgaria, Austria, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Suedia, Islanda, Norvegjia, Zvicrra dhe Lihtenshtajni. Ndërsa do të vlejë për të gjitha udhëtarët e shteteve jo antare të BE-së dhe të zonës Shengen, të cilët udhëtojnë për periudhë të shkurtë deri 90 ditë, ose 180.

Deri më 10 prill, shtojnë ata të gjitha vulat në pasaporta do të zëvendësohen nga të dhëna elektronike.

MPB

“Sistemi do të futet në përdorim në faza nga tetori 2025 deri në prill 2026. Kjo do të thotë që disa udhëtarë do të vazhdojnë të marrin vulë në pasaportat e tyre, derisa të gjitha pikat kufitare të kalojnë gradualisht në të dhëna të plota dixhitale. Nga 10 prilli 2026, vulat e pasaportave do të zëvendësohen plotësisht nga të dhënat elektronike”.

Qëllimi sipas tyre është që të rritet siguria e qytetarëve përmes zbulimit të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit me identitetin, për të luftuar krimin, terrorizmin dhe migrimin illegal.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING