(VIDEO) “Hema Onko”: Po dështojmë për parandalimin e hershëm të sëmundjeve kancerogjene

“Tetori rozë”, muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ka gjetur pacientet e prekura nga kjo sëmundje me problemet e vjetra. Nga shoqata “Hema onko” sot nga klinika e onkologjisë kanë deklaruar se RMV po dështon në tentativat për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit. Sipas tyre, të dhënat nga anketa e realizuar nga Hema Onko e cili përfshiu 200 pacientë, rezultatet treguan se për shkak të mungesës së termineve, 70% e pacienteve testimet i kishin kryer në klinika private.
ANA MARJANOVIÇ, PACIENTE ONKOLOGJIKE NË HEMA ONKO
“Më shumë se 70% e pacienteve, tek të cilat sëmundja është diagnostikuar në fazat e hershme testimet i kryejnë në klinika private , gjë që sipas mendimit tim është shkatërruese për sistemin e kujdesit shëndetësor. Mendoj se është e qartë pse ndodh kjo, ka shumë pritje të gjata për takime, për biopsi, për patologji në klinikat shtetërore. Për ne si pacientë onkologjikë, është edhe më shkatërruese që 80% e pacientëve, pavarësisht nëse janë në fazën e parë apo të katërt, fillimisht dërgohen për kirurgji”.
Ditën e djeshme në media u shpërndanë informacione se për shkak të problemeve me shpërndarjen e ilaçeve, përsëri disa pacientë onkologjikë kishin ngelur pa ilaçe. Bëhej fjalë kryesisht për pacientet me kancer në gji dhe terapitë e të cilave nuk kishin qenë në dispozicion në klinikë për dy javët e fundit.
Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit në mbarë botën, që synon të rrisë vëmendjen dhe mbështetjen për ndërgjegjësimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/