Janevska në orën e parë akademike në UCM: Studimi në vendin tënd është zgjedhja më e mirë, jemi të përkushtuar për arsim të lartë cilësor

Janevska në orën e parë akademike në UCM: Studimi në vendin tënd është zgjedhja më e mirë, jemi të përkushtuar për arsim të lartë cilësor

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” sot i hapi dyert për një brez të ri studentësh, për të gjithë ata që besojnë se këtu do të fitojnë njohuri, aftësi dhe mbështetje për t’u rritur në liderë që do ta udhëheqin Maqedoninë e Veriut në shekullin e 21-të. Jeni në vendin e duhur, në vendin tuaj, në universitetin më të vjetër, ku profesorët kanë përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja dhe janë të gatshëm ta drejtojnë entuziazmin tuaj drejt disiplinës dhe përgjegjësisë, për të ndërtuar kapacitete për jetën në një botë që po ndryshon me shpejtësi, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në orën e parë akademike të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.

 

MARKETING