Prej sot linje falas e telefonit për raportim të parregullsive zgjedhore

Prej sot në Zyren e Avokatit të popullit filloi të funksionojë linja falas e telefonit 0800 54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë shkelje të ndryshme të të drejtave të tyre, si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditët e mbajtjes së rrethit të parë dhe të dytë të Zgjedhjeve lokale 2025 (19 tetor dhe 2 nëntor 2025).
Pas paraqitjeve të qytetarëve, si informojnë nga Zyra e Avokatit të popullit, do të veprohet menjëherë, ndërsa të gjitha ankesat të cilat do të arrijnë pas përfundimit të kohës së punës, pas orës 16, do të incizohen.
Avokati i Popullit, në funksion të mbrojtjes dhe realizimit të së drejtës së votës së qytetarëve, do të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur ndaj organeve kompetente dhe institucioneve të tjera, duke kërkuar që ato të veprojnë shpejt dhe në mënyrë efikase në procesin zgjedhor me qëllim sigurimin e realizimit të së drejtës së garantuar të qytetarëve.
Gjithashtu, për të raportuar shkelje, qytetarët mund të kontaktojnë gjashtë zyrat rajonale çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00 në këto numra të telefonit – Zyra rajonale në Strumicë 034 329-996, Zyra rajonale Kërçovë 045 228-586, Zyra rajonale Tetovë 044 344-082, Zyra rajonale Manastir 047 242-310, Zyra rajonale Shtip 032 389-701 dhe Zyra rajonale Kumanovë 031 431-488.