Gjykimi për rastin “Onkologjia” është shtyrë për më 8 tetor

Gjykimi për rastin “Onkologjia” është shtyrë për më 8 tetor

Gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, i cili bashkë me edhe dy onkologë është i akuzuar për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve shtyhet për më 8 tetor, pasi mbrojtja e të akuzuarit të parë Vasev kërkoi prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski ta marrë lëndën ose t’ia dërgojë prokurorisë tjetër.

“Duke pasur parasysh se propozimi i dërguar prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski me të cilin kërkohet ndërmarrje e ndjekjes penale, për të cilin parashtrim nevojitet të vendosë prokurori publik i RMV-së, gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për udhëheqjen e procedurës për të cilat shkaqe debati global shtyhet për më 8 tetor”, deklaroi gjykatësja Snezhana Markovska.

Para fillimit të seancës gjyqësor avokati i Vasevit, Spiro Ristovski dorëzoi në Gjykatë kërkesë për delegimin e kompetencës nga PTHP Shkup të prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski dhe ai plotësisht ta marrë procedurën ose ta delegojë në prokurori të tjetër publike.

Prokurorja publike, Ana Gogovska Jakimovska, kërkoi shtyrje të seancës së sotme, pasi siç tha, nuk mund të deklarohet për këtë kërkesë dhe duhet ta dorëzojë aty ku është dërguar.

Avokatët e të akuzuarit të parë Nino Vasev, Martin Mitrovski dhe Nikolla Starvrev para fillimit të seancës së sotme gjyqësore e njoftuan Gjykatën se e tërheqin autorizimin, ndërsa avokatë të rinj të Vasevit janë Delo Kadiev dhe Spiro Ristovski.

Seanca e sotme gjyqësore duhej të vazhdonte me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, të cilët një pjesë ishin ftuar sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, bashkë me edhe dy onkologë Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Procedura filloi kundër edhe një onkologe, e akuzuara e dytë Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin para gjykatës, pas çka gjykata e dënoi me kusht me dy vjet.

Prokuroria akuzon mjekët për vazhdimin e “krimeve të rënda kundër shëndetit të njerëzvet” dhe “mjekimit të pandërgjegjshëm”, ku 29 pacientë u mjekuan me terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim të duhur të gjendjes së tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish-drejtorit ekonomik të Klinikës është ngritur një tjetër akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim, me dëm prej mbi 2,2 miliardë denarësh për buxhetin e shtetit. 

 

MARKETING