Përzgjedhja e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë anulohet deri pas zgjedhjeve

Përzgjedhja e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë anulohet deri pas zgjedhjeve

Këshilli i Prokurorëve Publikë mbajti sot seancën e 28-të, në të cilën vendosi të ndërpresë funksionin e kryetares së Këshillit, Dushica Dimitrieska, për shkak të skadimit të mandatit të saj më 1 tetor të këtij viti, ndërsa përzgjedhjen e kryetarit të e ka shtyrë derisa zgjasin zgjedhjet lokale, kështu që deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Këshillin e Prokurorëve Publikë ta drejtojë zëvendëskryetari i Këshillit, Bashkim Besimi.

Në pikën “Të ndryshme”, Prokurori i Përgjithshëm Shtetëror, Ljupço Kocevski, u ndal te problemet me të cilat përballet Prokuroria Publike, duke theksuar mungesën e prokurorëve dhe shërbyesve civilë, si dhe burimet e kufizuara financiare që e vështirësojnë funksionimin normal të institucionit.

MARKETING