Befasi te Liverpooli, Federico Chiesa lihet jashtë listës për Ligën e Kampionëve kundër Galatasarayt

Befasi te Liverpooli, Federico Chiesa lihet jashtë listës për Ligën e Kampionëve kundër Galatasarayt

Liverpool ka publikuar listën me 21 lojtarë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt dhe mungesa më e madhe është ajo e Federico Chiesas.

Sulmuesi italian, i cili këtë sezon ka qenë vendimtar me golat dhe asistet e tij në rikthimet dramatike të “The Reds”, çuditërisht nuk është përfshirë nga trajneri Arne Slot.

Lista përfshin emra si Alisson, Van Dijk, Salah, Wirtz, Szoboszlai dhe Isak, por mungesa e Chiesas, që ka shkaktuar habi të madhe tek tifozët. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një vendim teknik, një problem fizik apo strategji për rotacion.

Kjo lëvizje vjen në një moment delikat, pasi Liverpool është në garë të fortë në Ligën Premier dhe Evropë, kurse pritej që Chiesa të ishte një nga armët kryesore në sulm.

Chiesa së fundmi u shtua nga Liverpooli në listën e Ligës së Kampionëve, pasi talenti Leoni pësoi një dëmtim të rëndë – pra këputi ligamentin e gjurit dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

MARKETING