Ademi: Kampanja ime financohet nga diaspora, sektori privat dhe burime personale

Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se fushata e tij elektorale po mbështetet financiarisht nga sektori privat, diaspora dhe nga ai vetë personalisht.
“Unë financoj kampanjën përmes granteve dhe fondeve nga personat fizikë. Sektori privat dhe diaspora kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm financiar, ndërsa unë vetë kam investuar një pjesë të mjeteve personale,” tha Ademi.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe burimeve të ndryshme për të realizuar një fushatë të pavarur dhe të suksesshme. /SHENJA/