(VIDEO) Tragjedia në Koçani, gjykimi pritet të nisë së shpejti

(VIDEO) Tragjedia në Koçani, gjykimi pritet të nisë së shpejti

Pas afro 7 muajve nga tragjedia në Koçan ku vdiqën 62 persona, Gjykata Themelore Penale Shkup ka njoftuar se më 3 tetor, ditën e premte, skadojnë të gjitha afatet ligjore për pranimin dhe dorëzimin e ankesave ndaj aktakuzës lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, me çka plotësohen të gjitha kushtet për vlerësim dhe pritet që aktakuza të vlerësohet deri në fund të javës. Nga atje theksojnë se ky është një rast me 37 të pandehur, persona juridikë dhe fizikë, të përfaqësuar nga 33  mbrojtës dhe përfaqësues të personave juridikë.

GJYKATA THEMELORE PENALE SHKUP

“Duke pasur parasysh se në këtë moment, të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre mbrojtës e kanë marrë aktakuzën dhe të gjitha afatet ligjore për pranimin dhe dorëzimin e kundërshtimeve skadojnë më 03.10.2025, gjë që përmbush të gjitha kushtet për vlerësim, pritet që akti të vlerësohet deri në fund të javës, për të cilën publiku dhe palët do të njoftohen me kohë”.

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot për storjen e IRL-së e cila ngriti dyshime se ka pasur të përfshirë inspektorë tatimorë në rastin e Koçanit, por se të njejtët nuk ishin të përfshirë në aktakuzë, tha se kjo çështje drejtohet nga prokuroria, përkatësisht nga Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski dhe se si kryeministër nuk është aspak I kënaqur me punën e prokurorisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Sigurisht që rastin është duke e udhëhequr Prokuroria. Prokurori i shtetit, Kocevski,  siç e patë edhe ju gjatë kësaj periudhe kanë qenë rreth 12 prokurorë që kanë punuar në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime është jo, nuk jam i kënaqur dhe pikërisht për këtë arsye ne e mbështetëm në Kuvend shkarkimin e Kocevskit. Pse LSDM-ja dhe BDI-ja nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit  kjo është një çështje tjetër”.

Mickoski tha se kushdo që në çfarëdo mënyre  është i lidhur me rastin e Koçanit duhet të dalë para drejtësisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING