Për herë të parë në histori: Futbolli prezanton kartonin jeshil

Për herë të parë në histori: Futbolli prezanton kartonin jeshil

Nuk është për ndëshkim. Edhe pse e ka emrin karton, sërish ai me ngjyrë të blertë nuk përdoret nga arbitrat e futbollit, por nga trajnerët.

Për herë të parë historinë e sportit më popullor të botës, kartoni jeshil u përdor në Kupën e Botës U20 që po zhvillohet në Kili, në ndeshjen mes Koresë së Jugut dhe Ukrainës.

Trajneri koreanojugor Li Çan Uon ngriti lart këtë karton duke kërkuar të rishikohej një aksion në zonën kundërshtare, duke pretenduar për penallti.

Jo kërkesë është një detyrim për gjyqtarin, sipas rregullores së re të FIFA-s, që të shqyrtojë aksionin me pamje filmike në ekranin e VAR-it.

Arbitri Keylor Herrera nga Kosta Rika bëri atë që duhej, ndonëse vendimi I tij nuk ia dha kënaqësinë koreanojugorëve.
Ai nxorri përfundimin se aksioni me kontaktin mes dy lojtarëve nuk ishte në kushtet për të dhënë një 11-metërsh.
Në fund, Ukraina arriti fitoren 2-1 me golat e shënuar nga Sinchuk e Pishchuk në pjesën e parë, dhe me rrjetën e aziatikëve në 80’ nga Kim Mjun Xhun.

Pritet që kjo risi e kartonit të blertë të bëhet pjesë e ndeshjeve të futbollit edhe në nivelin e të rriturve.

MARKETING