Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga

Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë përballë Real Sociedadit, të dielën. Por fitorja 2:1 i ka mjaftuar Barçës për t’u bërë lidere në La Liga.

Në fakt, Sociedadi kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar në minutën e 31-të nga Alvaro Odriozola.
Që në pjesën e parë Barcelona shënoi golin e barazimit. Jules Kounde realizoi për 1:1 në minutën e 43-të.

Fitoren Barcelonës ia siguroi Robert Lewandowski. Ai shënoi për 2:1 në minutën e 59-të të ndeshjes që i takoi javës së shtatë të elitës spanjolle. Lamine Yamal, që u kthye pas mungesës prej katër ndeshjeve shkaku i lëndimit, bëri asistimin.

Barcelona është në vendin e parë me 19 pikë, një më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.
Sociedadi ka pesë pikë.

MARKETING