Shkëndija fiton Sileksin me dy supergolat e Ibraimit dhe Krasniqit

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdoi edhe sot me dy ndeshje tjera në program në kuadër të xhiros së 8-të. Shkëndija e Tetovës ka fituar duelin ndaj Sileksit me dy supergola, duke triumfuar me rezultat 2:0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në pjesën e dytë, ekipi i Jeton Beqirit realizoi dy supergolat e fitores. I pari u shënua nga Besart Ibraimi, përderisa i dyti ishte vepër e Endrit Krasniqit, që vulosi rezultatin final dhe tre pikët për Shkëndijën. Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Rabotniçki u mund nga Brera në shtëpi me shifrat 3:4. Kujtojmë se xhiroja e 8-të në Ligën e Parë mbyllet të hënë me dy ndeshjet si Bashkimi – Vardari dhe Struga – Pelisteri, të cilat në program janë nga ora 15:00.