VLEN: Ali Ahmeti është kumbar biznesi i Mijallkovit dhe Vuçiqit

VLEN: Ali Ahmeti është kumbar biznesi i Mijallkovit dhe Vuçiqit

Nga koalicioni VLEN sot kanë deklaruar se aksionet të cilat sipas tyre, familjari i Ali Ahmetit ia ka shitur Alta Bankës nga Serbia, një vit më parë i ka blerë nga ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Zeqirija Ibrahimi, deklaroi se kjo shitje ka ndodhur më 17.09.2025.
“Blerja e aksioneve të AS “Senjak” nga Sasho Mijallkovi ose nga kompania e lidhur me të, “Best Vej Investment”, është bërë më 24.10.2024. Ja dëshmia e këtij transaksioni. Pra, kemi një linjë të qartë: Sasho Mijallkovi, ish shefi i DSK-së, njeriu i të gjitha skemave kriminale të regjimit në Maqedoni të Veriut, i shet aksione familjes së Ali Ahmetit, ndërsa familja e tij ndërmjetëson midis Sasho Mijallkovit dhe bankës serbe. Në fund është “Alta Banka”, një bankë e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, si blerës i fundit. Ka qenë indikative ajo fotografia në manastirin e Shën Naumit, por tashmë gjithçka është e qartë. Tash kemi edhe dëshmi financiare të kësaj lidhjeje. Maskat kanë rënë”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ai shtoi se nga BDI po heshtin dhe nuk po përgjigjen se si ka ndodhur që familja e Ali Ahmetit të blejë aksione nga Sasho Mijallkovi dhe pse ato aksione ia ka shitur bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. “BDI-ja fshihet dhe turpërohet, sepse e di se pas retorikës patriotike fshihet një e vërtetë e ashpër – para, kriminalitet, interes personal dhe lidhje me strukturat antishqiptare në rajon.
Sot është e qartë. Familja e Ali Ahmetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa BDI tërthorazi është bërë partner i drejtpërdrejtë financiar i Mijallkovit dhe Vuçiqit. Me këtë lidhje, BDI-ja po e sjell botën serbe në Maqedoni të Veriut edhe përmes sistemit bankar. Me këtë lidhje, Ali Ahmeti dhe familja e tij po e vënë shtetin dhe shqiptarët në varësi financiare dhe politike nga Beogradi, ndërsa pse e bëjnë këtë, ata duhet ta shpjegojnë. Sidoqoftë, shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta dinë të vërtetën – BDI-ja nuk është më parti që i mbron interesat e shqiptarëve, por është kompani private e Ali Ahmetit për krim, korrupsion dhe pasurim personal e familjar.
Të nderuar, kjo është vetëm një pjesë e mozaikut të lidhjeve midis BDI-së, Mijallkovit dhe Vuçiqit. Publiku do të mësojë gjithçka. Koha e së vërtetës ka filluar. Ky labirint finaciar kap një shumë totale prej mbi 20.000.000 EURO”, deklaroi Ibrahimi.

MARKETING