Policia ndalon 14-vjeçarin nga Gostivari, po drejtonte një veturë të vjedhur

Policia ndalon 14-vjeçarin nga Gostivari, po drejtonte një veturë të vjedhur

Një i mitur 14-vjeçar nga Gostivari është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar një veturë të markës “BMW”, e raportuar si e vjedhur.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në rrugën rajonale Resnjë–Ohër, pranë fshatit Kosel. Nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar automjetin me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte i mituri. Automjeti është pronë e një 66-vjeçari me inicialet G.I. nga fshati Forinë i Gostivarit dhe dyshohet se është marrë pa lejen e tij.

Pas ndalimit, policia e ka larguar menjëherë veturën nga qarkullimi. Me të miturin është zhvilluar një bisedë zyrtare në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale në Ohër. Më pas, ai është dërguar në Njësinë për Punë të Brendshme (NJPB) në Gostivar.

Automjeti i është kthyer pronarit legjitim, ndërsa MPB bën të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

MARKETING