Moti sot: Vranësira, reshje dhe temperaturë më e freskët

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot kryesisht i vranët dhe më i freskët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 22 gradë.
Në kryeqytet, Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.