Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve

Trajneri Hansi Flick pritet t’i ketë dy mungesa të mëdha në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
Gazetari Gerard Romero ka raportuar se portieri i Barcelonës, Joan Garcia, është lënduar në stërvitjen e sotme në mëngjes.
Klubi do të njoftojë së shpejti shkallën e dëmtimit dhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk do ta thërrasë atë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.
Në anën tjetër të fushës, sulmuesi Raphinha është gjithashtu gati për një periudhë jashtë fushe shkaku i lëndimit.
Raphinha do të mungojë deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Të dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Barcelonës me PSG-në në mesjavë. /Telegrafi/