(VIDEO) Mickoski: Pa garanci nga BE nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Pa garanca të Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, kryeministrit Hristijan Mickoskit as nuk i bie ndërmend të mendoj për ndryshime kushtetuese, të cilat sipas rezolutës së LSDM-së, kërkohen të miratohen në shkurt të vitit që vjen. Kur të shohim gatshmëtri nga pala tjetër thekson Mickoski do të ulen dhe të bisedojnë bisedojnë për këtë çështje. Ndërsa për rezolutën, u shpreh se do të flasin pas zgjedhjeve.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Pozicioni ynë është i qartë. Ne nuk i injorojmë detyrimet që qeveria e kaluar i ka pranuar, për fat të keq. Por, gjithashtu nuk shohim që fqiu jonë lindor po bën diçka në drejtim të kryerjes së detyrave të tyre. Presim veprime më të fuqishme nga KE-ja, BE-ja edhe tek fqiu jonë lindor, gjegjësisht tek partneri i tyre në korrniza të familjes evropiane sepse e kemi parë në të kaluarën se kur kanë dashur, e kanë bërë të mundur. Ne kemi pozicion të qartë, garancion. Pa garanca, as në mend nuk më bie të mendoj për çfarëdo lloj ndryshime kushtetese”.
Ndërkaq, nga LSDM shprehen se rezoluta është për unitet, jo për grindje politike.
Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
“Bëhet fjalë për një projektrezolutë që është për bashkim, jo për ndarje dhe aq më pak për grindje politike. Kjo është një projektrezolutë që është hartuar me një qasje serioze, me ekspertë dhe është shumë e saktë”.
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, një ditë më parë prezantoi rezolutën me vijat e kuqe për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai propozoi që ndryshimet kushtetuese të përfundojnë deri më 10 shkurt 2026, si pengesa e fundit për hapjen e negociatave me BE. Rezoluta përcakton respektim të pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, historisë dhe kulturës maqedonase, duke përjashtuar çdo kërkesë të re bilaterale.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/