(VIDEO) KSHZ: 1,83 milionë votues për zgjedhjet lokale, 112 mijë nga diaspora

Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë edhe zyrtarisht e ka shpallur të mbyllur listën zgjedhore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 19-të tetor të këtij viti, në të cilat qytetarët do të zgjedhin këshilltarët komunal dhe kryetar komunash.
Sipas kryetarit të Komisionit Shtetëorë të Zgjedhjeve në këto zgjedhje lokale, të drejtë vote kanë 1.832.415 persona.
BORIS KONDARKO – KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËRORË ZGJEDHORË
“Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore në RMV për zgjedhet lokale është 1.832.415 votues. Nga këto, në regjistrin e posaçëm të KSHZ-së për persona që janë me angazhime të përkohshme ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit janë regjistruar 112.000 mijë votues, 2.162 janë në vuajtje dënimi ose paraburgim, ndërsa 450 janë nga institucionet e kujdesit për të moshuarit”.
KSHZ informoi se në vend janë të përcaktuara 3.480 vendvotime, por në 132 prej tyre janë regjistruar më pak se dhjetë votues, të cilët do të votojnë në vendvotimet më të afërta. Komisionet komunale janë të obliguara të njoftojnë votuesit për këto ndryshime.
Në mbledhje, gjithashtu u bë e ditur se deri më tani në KSHZ janë paraqitur katër kërkesa për vëzhgimin e zgjedhjeve, dhe atë nga: “Qendra për zhvillim, reforma dhe trajnime për sisteme zgjedhore – Gjeorgji”, “Ambasada e Republikës së Sllovakisë në vend”, “Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës” dhe “Shoqata Instituti për Hulumtime dhe Analizë Politike Romalitiko – Shkup”.
Lista zgjedhjore ka qenë e hapur rreth një muaj dhe qytetarët kanë mundur të kontrollojnë nëse janë ose jo të regjistruar dhe kanë mundur të bëjnë edhe azhurim të të dhënave personale, nëse eventualisht tek të dhënat e tyre ka pasur gabime dhe lëshime.
Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet më 19-të tetor të këtij viti, ndërkaq dy javë më pas pritet të zhvillohet edhe rrethi i dytë i të njëjtave në komunat në të cilat, kryetari nuk do të mund të zgjidhet në rrethin e parë.
Mevludin Imeri /SHENJA/