(VIDEO) Zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetarë derë më derë kërkojnë vota

(VIDEO) Zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetarë derë më derë kërkojnë vota

Para-Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në një fazë gjithnjë e më intensive, teksa partitë politike dhe kandidatët e tyre nuk po ndalin takimet me qytetarët, premtimet elektorale dhe prezantimin e programeve të tyre. Çdo ditë, rrugët, madje edhe shtëpitë me përkrahës , shndërrohen në arenë politike, ku secili synon të fitojë besimin e votuesve. Nga qytetet e mëdha deri në komunat më të vogla, dinamika e garës po rritet, ndërsa dita e zgjedhjeve po afron me hapa të shpejtë.

Që nga fillimi e deri më tani, vëmendja është përqendruar veçanërisht në komunën e Çairit – një nga zonat më të diskutuara dhe më të ndjeshme në këto zgjedhje lokale.

Kandidati i koalicionit VLEN për këtë komun, Izet Mexhiti, morri pjesë në hapjen e shtabit në nën-degën Teli të Gazi Babës, i cili para të pranishmëve deklaroi se fryma e ndryshimit është e pandalshme dhe se qytetarët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre.

Rinia ka qenë gjithmonë zëri i rezistencën, dinjitetit dhe ndryshimit”, ka thënë kandidati i Alenacës Kombëtare për Integrim”, Bujar Osmani, i cili në kuadër të para-fushatës ka takuar disa të rinjë.

Fushatë e zjarrtë po zhvillohet edhe në Tetovë. Kryetari aktual, që synon edhe një mandat, Bilall Kasami nga VLEN, shpërndanë fotografi dhe video të makinerive të cilat punojnë në terren, ndërsa kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, kërkonë votën e qyetarve derë më derë, duke realizuar takime të ndryshme.

Situata më e relaksuar vërehet në Saraj. Kandidati i VLEN-it, Muhamet Elmazi dhe kandidatit të AKI-së, Blerand Ramadani, në vend të akuzave për njëri tjetrin, ata e kanë zëvëndesuar me premtike konkrete për qyetarët, ku Elmazi gjatë një takime me forumin e grave premtoi se Komuna e Sarajit do të angazhohet për fuqizimin e grave në të gjitha nivelet, si atë politik, ekonomik, edukativ dhe shëndetësor, duke siguruar barazi gjinore, mundësi zhvillimi dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi ose dhune. E, nga ana tjetër, Blerand Ramadani nga AKI, ka vizituar vreshtarët e fshatit Bojan, ku u zotua se si menaxhment i ardhshëm i komunës, do ti asistojë vreshtarët e Bojanës me projekte moderne për ujitje me sistem.

Ndërkaq, para-fushata nuk ka munguar as edhe nga kandidatët e pavarur për komunat përkatëse. Visar Ademi, i cili synon komunën e Gostivarit, gjatë një konferencë për media, ka dalë me plan konkret se si do ta nxjerrë komunën nga borxhi, ndërsa kandidati poashtu i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka vizutuar disa biznismen struganë që jetojnë në Itali.

Ndryshe, premtime për zhvillim urban, përmirësim të infrastrukturës, por edhe avancimi i kulturës po dominojnë në fjalorin e kandidatëve për kryetar komunash.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING