(VIDEO) Kandidatë mafiozë dhe të dhunshëm, VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra tjetrën

(VIDEO) Kandidatë mafiozë dhe të dhunshëm, VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra tjetrën

Emocionet e atmosferës së fushatës zgjedhore po i bëjnë partitë politike të ashpra në akuza ndërmjet vete. Dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas VMRO-DPMNE- ja në pushtet dhe LSDM-ja opozitare në prag të fushatës zgjedhore po vazhdojnë me sulme dhe akuza të ndërsjella politike. Ata akuzojna njëra tjetrën se listat e kandidatëve për kryetar të komunave apo këshilltarëve i kanë të mbushura me njerëz të dhunshëm, problematik dhe mafiozë. Nga LSDM sot kanë akuzuar se kandidati I VMRO-së për kryetar të komunës së Vinicës Mitko Kostadinovski është pjesë e mafias pyjore. Ata thonë se pikërisht ky kandidat si shef I policisë pyjore në atë zonë është i përfshirë në aksionin në rajonin e Maleshevës ku për një krim të madh u arrestuan 15 persona, përfshirë drejtorë, shefa dhe oficerë të policisë pyjore të dyshuar për bashkim kriminal dhe shkatërrim pyjesh me dëme mbi 100 milionë euro.

MAJA SERAFIMOVSKA BOROZAN NGA LSDM

Si krijues i këtij grupi kriminimal a janë pikërisht shefat e sektorit për punë të brendshme në Dellçevë dhe policisë pyjore Mitko dhe Bllashko? A e kordinuan ata të dy lëvizjen e drurëve të prerë në mënyrë ilegale për të përfunduar në një kompani të industrisë së drurit në Dellçevë? Kostadinovski është shefi i policisë pyjore, duke mbajtur pozicionin më të lartë në organin përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve”.

Sipas LSDM-së më e frikshme është se Kostadinovski ka edhe një vendim gjyqësor nga viti 2012 për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

I menjëhershëm ishte reagimi I VMRO-DPMNE-së të cilët thonë se përballë faktit se po e humbin komunën, LSDM-ja në Strumicë po përhap frikë dhe se listat e tyre të këshilltarëve janë të mbushura me dhunues. Ata theksuan se LSDM në Strumicë po udhëheq me dhunues dhe rrahës, dosjet e të cilëve janë plot me akuza penale dhe të mbrojtur nga gjyqësori.

VALENTIN MANASIEVSKI NGA VMRO DPMNE

Çfarë shembulli po u japin të rinjve Hristijan Eftimov dhe Ilija Stojanov, të cilët rrahën brutalisht shtetas të huaj në Strumicë? A është kështu si duhet t’i trajtojmë turistët në këtë vend? Gjithashtu, a po i mbron gjyqësori këta dy individë sepse ata ende nuk kanë ndërmarrë veprime? Fatkeqësisht, këta të dy nuk janë të parët dhe as të fundit që kanë akuza penale në listën e këshilltarëve të LSDM-së në Strumicë”.

Partitë politike vazhdimisht garojnë në akuza për njëra tjetrën se kush posedon më shumë njerëz jo të përshtatshëm për skenën politike të vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING