(VIDEO) Sindikata: Pushteti nuk përpiqet për përmirësimin e standardit të jetesës

Lidhja e sindikatave të RMV-së vlerëson se funksionerët në zgjedhjet lokale nuk do ta kenë përkrahjen e qytetarëve, për shkak të mos-përpjekjeve të tyre për rritje të pagave dhe përmirësim të standardit të jetesës. Nënkryetari I LSM-së Ivan Peshevski tha se në RMV ka 511,000 punëtorë, prej të cilëve 38 mijë punëtorë marrin pagë minimale, 138 mijë marrin pagë mes minimales dhe mesatares, apo 73 përqind e punëtorëve marrin pagë deri në mesatare. Ndërkaq, ai tha se, për ta kaluar muajin një familje 4 anëtarëshe iu duhen afro 3 paga minimale dhe se qeveria akoma kërkon produktivitet ndërkaq pagat e tilla mizore rëndojnë për çdo ditë jetën dhe xhepat e qytetarëve.
IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË
“LSM nga muaji mars kur është rritur paga minimale në bazë të harmonizimit të pagave nuk ka mbajtur asnjë seancë me këshillin ekonomiko social e as nuk është pranuar kërkesa jonë për rritje të pagës minimale dhe pagave të tjera. Gjithqka që kemi ndëgjuar me muaj të tërë është se ne nuk kemi kërkesa të duhura sespe punëtorët tanë nuk janë produktiv, s mund këta punëtorë të jenë produktiv në vende të tjera europiane ku marin 5 herë pagë më të lartë se te ne, e te ne të mos jenë produktiv në vendet e tyre. Me paga të tilla si pagat në RMV nuk mund të kërkosh produktivitet”
Duke folur për arsyetimet e qeverisë se nuk mund të merren vendime të shpejta lidhur me rritjen e pagës minimale Peshevski tha se vendime të shpejta mund të jenë shpenzimet për kampanjat zgjedhore e jo rritja e pagës minimale e cila është më e ulëta në rajon.
IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË
“Nëse vendim i shpejtë llogaritet rritja e pagave, e jo zgjedhjet dhe shëtitjet nëpër qytete duke i shpenzuar paratë e popullit për ti bindur se do të kenë jetë më të mirë, ne si LSM nuk i përkrahim deklaratat e tilla të politikanëve. Besoni që punëtorët dita ditës janë duke u shpërngulur nga vendi dhe do të vijë koha kur do të doni ti paguani punëtorët më shumë por nuk do ti keni më këtu. Jeta tek ne është bërë shumë e varfër dhe e vështirë “ .
Peshevski tha se arsyetimet e qeverisë se rritja e pagës minimale do të shkaktonte mbylljen e shumë kompanive janë gënjeshtra, sespe siç thotë ai disa hulumtime të publikuara në rrjete sociale nga LSM e dëshmojnë të kundërtën, ku siç potencoi, ndër vite rritja e pagës minimale ka hapur më shumë kompani të reja. Peshevski theksoi se nëse edhe pas zgjedhjeve qeveria nuk do të ndërmerë hapa për rritje të pagës minimale dhe pagave të tjera LSM do të protestojë fuqishëm.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/