(VIDEO) Shkupi mbytet me mbeturina, Mickoski dhe Arsovska me akuza të ndërsjellta

(VIDEO) Shkupi mbytet me mbeturina, Mickoski dhe Arsovska me akuza të ndërsjellta

Përderisa kryeqytetin e ka kapluar shëmtia nga mbeturinat e pa pastruara gjithandej, politikanët në vend të zgjidhjes së problemit kërkojnë falje. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se për të njëmbëdhjetën herë po ju kërkon falje qytetarëve, që në zgjedhjet e kaluara lokale, e ka mbështetur Danella Arsovskan për kryetare të Qytetit të Shkupit dhe se këtë gabim nuk do e përsëris më.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ndjehem përgjegjës që e kam mbështetur kandidaten e pavarur atëherë. Po, ndjehem përgjegjës. Dhe kam kërkuar falje të paktën 10 herë. Dhe do ta them përsëri, kërkoj falje që qëndrova pas kandidates së pavarur Danela Arsovska atëherë.”

Menjëerë pas tij, falje kërkoi edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Ajo u kërkon falje qytetarëve, që siç thotë ka menduar se Mickoski është i ndershëm, intelektual dhe profesor. I thotë se ishin këshilltarët e VMRO-së, që kanë bllokuar gjithçka.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

Ata nuk votuan për autobusë të rinj, nuk votuan për transport falas, nuk lejuan të bliheshin makineri të reja për të pastruar mbeturinat, nuk votuan për asgjë në interes të qytetarëve për të kënaqur suetën tuaj”.

Pothuajse në gjitha komunat e Qytetit të Shkupit tash e disa muaj, kontejnerët nuk pastrohen rregullisht, mbeturinat grumbullohne e shkaktojnë erë të keqe. Për këtë problem qytetarët janë ankuar disa herë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING