(VIDEO) Studim, politika ndërhyn në gjyqësor

(VIDEO) Studim, politika ndërhyn në gjyqësor

Si në të gjithë vendet e Ballkanit Perendimor që kanë për qëllim integrimin në BE, edhe në Maqedoni të Veriut, shumica e ligjeve janë harmonizuar dhe përshtatur me legjislaturën e BE-së, por respektimi i tyre lë shumë për të dëshiruar

Kjo është njëra nga konkluzat e dala nga studimi shekncor “Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional – Integriteti dhe Pavarësia e Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor” të realizuar nga Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë e Maqedonisë, në të cilën mes tjerash përmendet edhe afërsia e strukturave policore me subjektet politike.

Darko Avramovski ka deklaruar se kryeministri dhe Qeveria duhet të përmbahen nga komentet nëse gjykatësit dhe prokurorët meritojnë ose jo rritje rrogash.

DARKO AVRAMOVSKI – KOALICIONI TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË

Kryeministri dhe Qeveria duhet të përmbahen nga deklarata të tilla të cilat mund të cilësohen si agresive dhe ndërhyrje e ashpër ndaj drejtësisë dhe pavarësisë së gjykatave, sepse aty ka percepcione personale se “ata nuk meritojnë”, diçka për të cilën ligjerisht jemi të obliguar të përmbushim. Shqetësuese në krejtë këtë situatë është fakti që është potencuar edhe në këtë studim që nuk pamë një organizim dhe koordinim dhe një përgjigje të përbashkët nga pushteti gjyqësorë që t’i mohojnë këto akuza”.

Kryetarja e Shoqatës për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë, e pranon se ka ndikime në sistemin e drejtësisë.

ALEKSANDRA GRUEVSKA DRAKULEVSKA – KRYETARE E SHOQATËS PËR TË DREJTËN PENALE DHE KRIMINOLOGJINË E MAQEDONISË

Ndikime ka, nuk mund të them që nuk ka ndikime. Megjithatë, sinqerisht mendoj se do të tejkalohen të gjitha këto situata, të cilat e kompromitojnë punën e organeve të drejtësisë. Krijimi i integritetit personal dhe puna profesionale është diçka që është shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit”

Ditë më parë, kryeministri Hristian Mickoski përsëriti qëndrimin se gjykatësit dhe prokurorët nuk meritojnë rritje pagash sepse për faj të tyre dhe mos punës së tyre njerëz me peshë që lidhen me krimin dhe korrupsionin janë në liri dhe se qytetarët nuk i besojnë punës së tyre. Me kundërreagim dolën edhe nga Shoqatat e Gjykatësve të cilët thonë se me rritjen prej 78 përqind, paga më e lartë e gjyqtarëve është 86,000 denarë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING