(VIDEO) Konsultim publik për draft-udhëzimin për radiodifuzerët

(VIDEO) Konsultim publik për draft-udhëzimin për radiodifuzerët

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka hapur konsultim publik për Draft-Udhëzimin për radiodifuzerët, që ka të bëjë me zbatimin e rregullave gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025.

Drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski, tha se bëhet fjalë për ndarjen e kohës për reklamat politike me pagesë, shënjimin e porositësit të reklamimit, ndarjen e kohës në lajmet tek Shërbimi publik radiodifuziv, prezantimin politik pa pagesë të Kanalit Parlamentar dhe sigurimin e aksesit në përmbajtjet e procesit zgjedhor për personat me nevoja të veçanta.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I AGJENCISË

Prej periudhes kur janë nënshkruajtur mbajtja e zgjedhjeve lokale 2025 , deri tash agjencia ka organizuar më shumë aktivitete të lidhura me këtë proces zgjedhor. Ka filluar monitorimi për informim nga radiodifuzerët për periudhën nga nënshkrimi i zgjedhjeve lokale deri në fillim të kampanjës, në të cilën janë përfshirë serviset nacionale, që ndiqen më së shumti nga publiku”.

Trajçevski sqaroi se për përgatitjen e dokumentit janë zhvilluar konsultime me KSHZ-në, Komisionin për Antikorrupsion dhe Entin Shtetëror për Revizion, të cilat ai tha se bashkë me Agjencinë kanë njoftuar edhe Kuvendin për pasaktësitë në Kodin Zgjedhor, që ndikojnë në zbatimin e këtyre rregullave.

Аgjencia fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në konsultimin publik dhe mendimet dhe sugjerimet e tyre për Draft-udhëzimin, që t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në е-mail adresën, jo më vonë se 25 shtator 2025 deri në orën 16:30.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING