Hapet konsultim publik për Draft- udhëzimin për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale 2025

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) sot në mbledhjen e saj miratoi Draft- udhëzimin për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale të vitit 2025 për të cilin është hapur konsultim publik.
Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara të marrin pjesë në konsultimin publik dhe mendimet dhe propozimet e tyre për Draft- udhëzimin t’i paraqesin në mënyrë elektronike në email adresën [email protected], jo më vonë se nesër, (25 shtator 2025 e enjte) deri në orën 16:30.
Draft-udhëzimi për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale të vitit 2025 është i kapshëm në ueb faqen e Agjencisë www.avmu.