Tre të dyshuar nga Koçani ndalohen për përfshirje në rast të lëndëve narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, më 23 shtator 2025, rreth orës 15:40, në pikën e pagesës në Milladinovci, oficerët policorë nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm pranë SPV Shkup kanë arrestuar tre persona: A.S., N.Z. dhe M.A., të gjithë banues në Koçan.
Të dyshuarit ndodheshin në një automjet të pasagjerëve të markës “Volkswagen Polo”, me targa të Koçanit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhuri me ngjyrë kafe, e dyshuar si narkotik.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzimi përkatës penal ndaj personave të ndaluar.