Filipçe: Mickoski është drejtpëdrejt përgjegjës për situatën në gjyqësor, qeveria e tij bëri zero reforma

Filipçe: Mickoski është drejtpëdrejt përgjegjës për situatën në gjyqësor, qeveria e tij bëri zero reforma

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot reagoi për deklaratën e kryeministrit Hristian Mickoski për situatën në gjyqësor, duke theksuar se të vetmit të cilët janë të dëshpëruar dhe të pakënaqur nga moszbatimi i reformave në gjyqësor, janë vetë qytetarët.

Filipçe theksoi se kryeministri Mickoski është përgjegjës direkt për situatën në gjyqësor dhe moszbatimin e reformave të nevojshme.

“Unë besoj se është absolutisht e papranueshme që Kryeministri të veprojë si një analist i pavarur dhe të komentojë vetëm situatën në gjyqësor, kur ai është drejtpërdrejt përgjegjës për zbatimin e reformave. Deri më tani, asnjë nga reformat e parashikuara nuk është zbatuar, përmes miratimit të ligjeve të reformës në gjyqësor në përputhje me Planin e Rritjes”, tha Filipçe.

MARKETING