Sllaveski: Rregullimi dhe kontrolli i shoqatave financiare që japin të a.q. “kredi të shpejta” nuk është në kompetencë të BP-së

Guvernatori Trajko Sllaveski në një publikim në Fejsbuk u sqaron qytetarëve se rregullimi dhe kontrolli i shoqatave financiare që japin të a.q. “kredi të shpejta” nuk është në kompetencë të Bankës Popullore (BP), por të Ministrisë së Financave.
“Pyetja e parashtruar shpesh (në adresë të gabuar): rregullimi dhe kontrolli i shoqatave financiare, të njohura te qytetarët më së shumti për miratimin e a.q. ‘kredi të shpejta’, nuk janë kompetencë e Bankës Popullore, por e Ministrisë së Financave”, shkroi Sllaveski në profilin e tij në Fejbuk