(VIDEO) Qytetarët ankohen për mosheqjen e mbeturinave

(VIDEO) Qytetarët ankohen për mosheqjen e mbeturinave

Në disa lagje të Shkupit, mbeturinat e pa mbledhura prej ditësh kanë krijuar jo vetëm pamje të shëmtuar, por edhe një erë të padurueshme që po shqetëson qytetarët. Rrugët e Shkupit gati se po shndërrohen në deponi të hapura. Banorët thonë se institucionet përkatëse kanë dështuar në kryerjen e detyrës së tyre.

Problemi me grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, sipas qytetarëve, vjen nga disa faktorë kryesorë, si menaxhimi i dobët i ndërmarrjeve publike që shpesh nuk arrijnë të mbulojnë në kohë të gjitha zonat e qytetit, mungesa e mjeteve dhe resurseve, si dhe ndër më të rëndësishmet, nevoja për përgjegjësi institucionale, pasi qytetarët theksojnë se çdo herë kur ankohen, marrin vetëm përgjigje se “do të ndërmerren masa”, por në praktikë funksionarët mbeten të ngulur në karriget e tyre, teksa qyteti po mbytet nga papastërtia.

Qytetari

Kjo është përshkak të papunës, përshkak të mos ardhjes në kohë, pa pastrimit. Çfarë fitojmë? Ajër të ndotur. Qytetarët nuk mund të marrin frymë. Kontejnerët janë në afërsi të ndërtesave ku jetojnë njerëz. Në këtë të nxehtë, vetëm kjo mungon. Papastërti. Mbeturina. Ajër i ndotur. Do të paraqitet sëmundje e rëndë. Fëmijët dhe të rinjtë marrin alergji, virus, sëmundje. Ku janë shefat, ku janë drejtorët, kryetarët e komunave? Në këtë kohë të gjthë po garojnë për kolltuk, por nuk e shohin se si është gjendja. Ajo është shumë kritike”.

Ndërkaq edhe një tjetër qytetar tregoi për mospërgjegjësinë ndaj mbeturinave nga ku me dëshpërim tha se as nuk kanë për çfarë të apelojnë sepse sipas tij, nuk merren parasysh.

Qytetari

Po nuk i marrin nuk ke çfarë të bësh, shpesh shpesh ç’do 3 ditë, në lagjen time nuk i marrin valla gjatë nuk i marin, 5 ditë ka ndodhur 5 – 6 nuk i kanë marrë, 1 javë nuk i kanë marrë. Hiq, hiq nuk jemi të kënaqur. Po nuk kemi ç’farë të apelojmë, këtu nuk pyetmi ne, po duhet ata të bëjnë zgjidhje, por nuk bëhet me të thënurën time”.

Qytetare 

I hedhin mbeturinat në mënyrë ilegale, e lënë ashtu dhe largohen, çfarë të them më shumë, nuk kam çfarë të them. Në vendin tonë nuk ka tjetër çfarë të thuhet. Unë jetoj në fshat, por kështu mbeturina, kështu gjërash, kjo është diçka e tmerrshme”.

Qytetarët kërkojnë veprim urgjent dhe jo më premtime boshe. Sipas tyre, Shkupi nuk mund të jetë peng i paaftësisë dhe neglizhencës institucionale, nga ku shtuan se nëse funksionarët vazhdojnë të qëndrojnë në karrige pa lëvizur, qyteti do të vazhdojë të fundoset në mbeturina dhe bashkë me të edhe besimi i njerëzve tek institucionet që tashmë veçse po luhatet.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING