Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban

Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban

Situata me cilësinë e ajrit në Trubarevë të Shkupit një javë pas zjarrit në deponë për mbeturina elektronike është normalizuar, ndërsa vlerat nga matjet janë normale për një mjedis urban, theksoi rektori i Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip dhe udhëheqës i laboratorit AMBIKON, Dejan Mirakovski. Shkencëtarët hulumtues nga laboratori AMBIKON kryen matje të ajrit në Trubarevë prej 14 deri 17 tetor dhe siç thotë Mirakovski tashmë është publikuar versioni i punës nga raporti në interes të publikut.

“Janë publikuar në detaje, ka analiza, këtu ato variojnë nga 28 mikrogramë për metër kub, mesatarja ditore, deri diku deri në 40, që është brenda 50 mikrogramëve të lejuar për metër kub. Përbërja elementare shprehet në nanogramë ose miliarda të gramit në një metër kub dhe përsëri, nëse duhet të përmbledhim, këto janë përqendrime që janë të zakonshme për një mjedis urban dhe nuk po flasim për ndonjë përqendrim ekstrem të asnjërit prej elementëve. Krahasuar me qytetet e tjera, kemi parë përqendrime shumë më të larta, veçanërisht në periudhat e dimrit, kur ka shumë më tepër ndotje, të të gjithë elementëve që jepen”, deklaroi Mirakovski.

Ai theksoi se nuk mund të bëjë vlerësim në bazë të periudhës prej pesë ditëve dhe për këtë rekomandojnë për parandalim dhe për momentin nuk është i nevojshëm vazhdimi i analizave kimike me metoda referente dhe me matje.

“Si parandalim rekomanduam të mbetet monitorimi në kohë reale, të mbetet që të mund të shihet, nëse paraqitet ndonjë problem. Nëse kryhet çfarëdo lloj aktiviteti, ndërsa veçanërisht aktivitet, i cili do të përfshijë punë në tokë, gërmime, rrënime dhe të ngjashme për pastrim të lokacionit vlerësojmë se detyrimisht duhet të zhvillohet monitorim me metoda referente dhe analizë kimike të grimcave në ajër”, tha Mirakovski.

Rektori i Universitetit të Shtipit “Goce Dellçev” theksoi se versioni i punës nga raporti tregon se nuk kemi tejkalim të përqendrimeve të grimcave, përderisa përqendrimet elementare mund të vlerësohen si të zakonshme për mjedis urban.

Për momentin mbetet të analizohen edhe dy filtra nga dita e fundit e matjes së ajrit në Trubarevë dhe siç thotë Mirakovski nevojiten analiza shtesë për jonet e tretshme në ujë.

Ai përsërit se një javë pas zjarrit në deponë për mbeturina elektronike në Trubarevë mund të thotë, ndërsa pritet se aty nuk ka kurrfarë aktivitete, nuk ka emetime të reja dhe se situata me cilësinë e ajrit është normalizuar.

Shkencëtarët hulumtues nga laboratori AMBIKON në kuadër të Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip ishin angazhuar nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të kryejnë matje të cilësisë së ajrit pas zjarrit në deponë për mbeturina elektronike në Trubarevë.

MARKETING