(VIDEO) Toshkovski: Bota po përballet me luftën kibernetike dhe ekstremizmin
“Jemi në një moment kyç të historisë kur sfidat e sigurisë nuk kufizohen më vetëm në kërcënimet tradicionale si krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe korrupsioni, por janë të ndërthurura me rreziqe të reja dhe më komplekse. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në Konferencën e ritrainimit të degës evropiane të Shoqatës së Akademisë Kombëtare të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), e cila po mbahet në Shkup.
PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Jemi dëshmitarë të kërcënimeve dhe luftës kibernetike, keqpërdorimin e teknologjisë, ekstremizmin tradicional dhe përdorimin e dezinformimit si armë që po ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë në të cilin veprojmë. Ky realitet kërkon nga ne jo vetëm vigjilencë dhe reaktivitet, por edhe vizion dhe gatishmëri për të rishqyrtuar modelet e vjetra, për të përqafuar inovacionin dhe për të krijuar bashkëpunim ndërkombëtar më të thellë dhe me cilësi më të lartë”.,
Kryetari i Shoqatës së Akademisë Kombëtare të FBI-së, Ëilliam Gabon Gabon tha se ky takim i kushtohet lidhjes mes profesionistëve me të njëjtat mendime në Evropë dhe në botë.
WILLIAM GABON – KRYETAR I SHOQATËS SË AKADEMISË KOMBËTARE TË FBI-SË
“Shkupi, një qytet i lashtë në zemër të udhëkryqeve moderne, një vend ku historia pëshpërit mendimin dhe ku e ardhmja formësohet nga duart e atyre që janë të përkushtuar ndaj paqes, sigurisë, bashkëpunimit dhe më e rëndësishmja miqësisë. Ne mblidhemi nën flamurin e Akademisë Kombëtare, jo vetëm përmes një trajnimi, por për të riimagjinuar ose për të ndarë rrjetin profesional”.
Konferenca ndërkombëtare ka nisur më 20 shtator do të zgjasë deri më 24 shtator.
Mevludin Imeri /SHENJA/

