Osmani: Identiteti im është Çairi, nuk e kam plan B si oponenti im!

Osmani: Identiteti im është Çairi, nuk e kam plan B si oponenti im!

Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani në konferencë për media, tha se ai nuk e ka Çairin, plan B ose planë rezerve, ngase, si tha ai, shtëpi tjetër jashtë Çairit nuk ka dhe se jeton në Çair.
“Identiteti im është Çairi. Çdo memorie e jetës time e hidhur apo e lumtur lidhet me Çairin. Kam futur gjithë kapitalin tim politik dhe profesional si kirurg në këtë betejë për Çairin. Për dallim nga oponenti im politik i cili sheh Çairin si plan rezervë. Nuk jep dorëheqje nga Qeveria me idenë nëse fitojmë mirë nëse nuk fitojë kthehem në Qeveri. Merr adresë fiktive në Çair, nëse fitoj mirë nëse jo kthehem në shtëpinë në komunë tjetër”, tha Osmani, duke ju përgjigjur pyetjes se përse ata po e përmendin shumë Qeverinë si AKI.
Osmani tha për këtë shkak ai ka dalë edhe me sfidën që të bëhet betim ligjor që nuk do ta lëshojnë pozicionin e kryetarit të komunës deri në fund të mandatit.
“E them publikisht dhe jam i gatshëm të nënshkruaj se pavarësisht çfarë oferte do kem, vendore dhe ndërkombëtare, se kam edhe oferta për pozicione ndërkombëtare, nuk e lëshoj pozicionin e kryetarit të komunës së Çairit për shkak se e kam mision”, u shpreh më tej Osmani, raporton SHENJA.

MARKETING