(VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria

(VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria

Tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vazhdon t’i përplas dy kandidatët që i janë futur garës për kryetar të Çairit.

Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim thotë se kryeministri Mickoski ndryshe flet në opinion, ndryshe vepron në prapaskenë.

Osmani edhe njëher përsërit tezen se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski vazhdojnë tu dërgojnë “emisarë” për pajtim dhe përgatitje që pas zgjedhjeve, AKI të bëhet pjesë e Qeverisë.

Osmani i bindur tha që pas lokaleve, menjëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

BUJAR OSMANI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Ai i di rezultatet, i ka pa anketat e fundit, vet ai i ka parë anketat që janë 3me1. Mirëpo, përgjigjja jonë është e njëjtë edhe nëpërmjet emisarëve që i dërgon edhe publikisht. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë që dikush të vendos, kush hyn e kush del nga Qeveria”.

Sipas Mexhitit, Osmani mendjen e ka tek Qeveria, jo te Çairi. Ai ia rikujtoi Osmanit se janë kandidat për kryetar komune dhe nuk po garojnë në zgjedhje parlamentare.

IZET MEXHITI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Dua ta përkujtoj se këto zgjedhje, janë zgjedhje lokale, zgjedhje për komunat. Unë edhe ai kemi dalë për të kërkuar votën për kryetar komune, ai mendjen e ka te Qeveria, nuk e ka te Çairi.

Se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme siç kërkon BDI-ja, e thanë dje edhe kryeministri Hristian Mickoski i cili për më tepër shtoi se edhe po të kishte, të njejtat do t’i fitonte bindshëm VMRO-ja, po edhe  Mexhiti i cili shtoi se Qeveria ka mandat të plotë prej 4 vitesh dhe para vetes ka obligimet dhe realizimin e premtimeve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING