Messi ‘harron’ dështimin me panenka, shënon dy gola në fitoren e Inter Miami kundër DC United

Messi ‘harron’ dështimin me panenka, shënon dy gola në fitoren e Inter Miami kundër DC United

Lionel Messi vazhdon të tregojë klasin e tij në Major League Soccer, duke qenë vendimtar në fitoren 3-2 të Inter Miami ndaj DC United.

Superylli argjentinas shënoi dy gola dhe ofroi një performancë të jashtëzakonshme individuale, duke i dhënë skuadrës një fitore të rëndësishme në kampionat.

Me këto dy gola, Messi arrin kuotën 22 golave sezonalë në MLS, duke treguar konsistencë të lartë dhe ndikim të madh në lojën e Inter Miami.

Ylli i skuadrës kishte mundësinë të realizonte edhe një tripletë, por vendosi t’ia dhurojë penalltinë shokut të skuadrës, i cili e humbi rastin.

Kjo ishte hera e gjashtë që Messi mbyll një ndeshje me dy gola këtë sezon në MLS. Ai ka realizuar dy gola edhe kundër skuadrave Montreal, New England, Nashville, New York Red Bulls dhe Orlando, duke treguar se është një nga lojtarët më të rrezikshëm dhe më konstantë në ligë.

Performanca e Messit këtë sezon ka bërë që Inter Miami të mbetet konkurruese në garën për vendet e para në MLS, ndërsa tifozët vazhdojnë të shijojnë magjinë e yllit argjentinas, i cili duket se nuk ndalet.

MARKETING