Mexhiti nga Serova: 100 milionë investime për Çairin, synojmë edhe 200 milionë të tjera

Mexhiti nga Serova: 100 milionë investime për Çairin, synojmë edhe 200 milionë të tjera

Mbrëmjen e kaluar, Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor të VLEN-it në lagjen Serovë.

Në fjalën e tij para qytetarëve të pranishëm, Mexhiti theksoi se ky moment shënon nisjen e një etape të re për Çairin – një rrugë që, sipas tij, nuk ndërtohet me premtime boshe, por me punë konkrete dhe të prekshme për qytetarët.

“Me formimin e VLEN-it, politika shqiptare është fuqizuar. Vetëm brenda një viti në qeverisje, kemi dëshmuar se ndryshimi është i mundur. Për Çairin e së ardhmes kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime dhe synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë euro të tjera, për të ndryshuar rrënjësisht fizionominë e komunës,” deklaroi Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi se koalicioni që ai përfaqëson fokusohet në projekte reale dhe zgjidhje konkrete për jetën e përditshme të qytetarëve, duke u distancuar nga retorikat nacionaliste dhe politikat e së kaluarës.

“Ata që sollën ‘Botën Serbe’ ende flasin për të. Ndërsa ne flasim për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve,” u shpreh ai.

MARKETING