Garë shtetërore për ndihmën e parë në Gostivar

Garë shtetërore për ndihmën e parë do të mbahet sot në sheshin e qytetit në Gostivar, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në garë do të marrin pjesë ekipe të vullnetarëve të rinj nga të gjitha organizatat komunale të Kryqit të Kuq nga vendi, të cilët do t’i demonstrojnë njohuritë dhe mjeshtëritë e tyre për dhënien e ndihmës së shpejtë gjatë skenarëve të simuluar të lëndimeve, me qëllim të përmirësimit të aftësive praktike dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe të duhur në raste të aksidenteve.
Në ngjarje siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe kryetari i komunës Gostivar, Valbon Limani si dhe përfaqësues të institucioneve, organizatave humanitare dhe qytetarë.