Fillkov në Maltë e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në Valeta, Maltë, ku në kuadër të preisdencës malteze me Këshillin e Evropës mbahet konferenca e ministrave të drejtësisë, e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale
Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, shteti ynë është një nga vendet e para që janë qasur drejt protokollit me çka e ka shprehur qartë përcaktimin që të kontribuojë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në luftën e përbashkët kundër krimit që nuk njeh kufij.

Protokolli mundëson komunikim të drejtpëdrejtë elektronik përmes kanaleve të siguruara që do ta përshpejtojë dhe thjeshtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar të ndërsjellë, ndërsa mundësohen edhe video-konferenca, që do t’i eliminojnë shpenzimet për udhëtim dhe do t’i zvogëlojnë anulimet në procedurat. Protokolli përmban edhe mekanizma, për procedurë efikase.