VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë

VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë

Koalicioni VLEN, ka dalë me një deklaratë të ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar se është bashkuar me partinë maqedonase E Majta dhe liderin e saj Apasiev për të sabotuar kandidaturën e Mendi Qyrës për Strugën.

Sipas VLEN-it, kandidatura e Mojsovskës është rezultat i një “pazari të turpshëm”, që ka për qëllim ruajtjen e një “pushteti të kalbur që qytetarët tashmë e refuzojnë”.

Në deklaratë thuhet se kjo nuk është hera e parë që BDI bashkëpunon me Levicën, duke përmendur shembuj nga Shkupi, Velesi dhe përmendjen e bustit të Andon Lazov Qosetos në mes të kryeqytetit – raste për të cilat VLEN thotë se “qytetarët kanë paguar çmimin e marrëveshjeve të pista”.

“Struga nuk do të bjerë pre”, theksohet në komunikatë, duke bërë thirrje për mobilizim më 19 tetor: “Struga nuk shitet, Struga çlirohet. Me votën e tyre, qytetarët do të hapin një epokë të re me Mendi Qyrën.”

MARKETING