Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime!

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka komentuar njoftimin e Ambasadës Amerikane lidhur me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik Kosovë-SHBA.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për pezullim të të gjithë procesit, por vetëm të planifikimit, duke theksuar se raportet me Shtetet e Bashkuara nuk janë prishur.
“Sa i përket njoftimit të ambasadës për njoftimin nga java e kaluar, së pari duam të qartësojmë se java e kaluar bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik e jo për pezullim të dialogut strategjik si proces të nisur. Ne as te komunikimi i rregullt që e kemi, nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit u ndal edhe te kritikat e opozitës, duke thënë se ato po e zmadhojnë situatën.

“Ndonëse opozitarët po e stërzmadhojnë çfarë do të ndodhë me raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë Amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet. I siguroj qytetarët se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”, u shpreh Kurti. /teve1/

MARKETING