(VIDEO) BDI: Mickoski merret me trillime

(VIDEO) BDI: Mickoski merret me trillime

Sekretarja për Mundësi të Barabarta të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli, në konferencën e sotme për mediat, deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit i vlerëson se janë dëshmia më e qartë e panikut të tij para 19 tetorit. Sipas saj, kur një lider politik humb gjakftohtësinë dhe shpik skenarë imagjinarë për koalicione që nuk ekzistojnë, kjo do të thotë vetëm një gjë, që ai e di se disfata dhe mosrealizimi i planeve antishqiptare po i trokasin në derë. Ndërsa ka shtuar se “e vërteta është e thjeshtë, dhe se projekti i tij i quajtur VLEN është në rënie të lirë dhe më 19 tetor do të pësojë një debakël të vërtetë.

Arta Bilalli Zendeli, Sekretarja për Mundësi të Barabarta të Bashkimit Demokratik për Integrim

Në vend që të flasë për vizion dhe program, Mickoski merret me trillime dhe përpiqet të shpikë skenarë për të zgjedhur ai vetë përfaqësuesit e shqiptarëve. Por qytetarët e dinë mirë: shqiptarët janë të bashkuar për barazi dhe dinjitet, ndërsa vegla e tij politike – VLEN-i po fundoset çdo ditë e më thellë\ Me këtë rol vasali, ata po përgatisin terrenin për rikthimin e ‘botës serbe’ përmes VMRO-së. Por le ta dinë: me vasalë nuk ndërtohet as stabilitet, e aq më pak shtet”.

Realiteti sipas saj, është se Mickoski e ka kuptuar se BDI nuk eliminohet dot. E fatkeqësisht, vijoi më tej duke thënë se në këtë lojë të tij, VLEN-i ka pranuar të bëhet vegël, madje një vegël e vogël e Mickoskit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING