Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Suedisë, Ola Solstrom

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë, Ola Solstrom.
Për presidenten, siç ceket në kumtesën nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, dy shtetet i lidhë miqësia tradicionale dhe e sinqertë, ndërsa nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993, në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie partneriteti. Sipas saj, afërsia dhe besimi këtë vit morën dimension plotësues me solidaritetin dhe ndihmën që Suedia e ofron pas tragjedisë në Koçan, për çka shprehi falënderim në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Siljanovska-Davkova, siç qëndron në kumtesë, posaçërisht e theksoi mbështetjen suedeze në avancimin e kapaciteteve demorkatike të vendit tonë.
“E vlerësojmë lartë atë që Suedia është mes mbështetësve më të mëdhenj dhe më të zëshëm të anëtarësimit tonë në BE. Si aleatë në NATO ndërkaq, pres në mënyrë aktive të vazhdojmë ta kultivojmë dhe ta zhvillojmë aleancën rreth çështjeve rajonale dhe globale të sigurisë”, theksoi presidentja.
Mes prioriteteve në punë, ambasadori Solstrom i theksoi zhvillimin e partneritetit politik, biznesit, investimeve dhe rritjen në të dy vendet, si dhe avancimin e kontakteve tashmë të fuqishme të ndërsjellta, të nxitura nga, siç tha, diasporës mjaft të çmuar të Maqedonisë së Veriut në Suedi.

Në takim, pas ceremonisë së pranimit të letrave kredenciale, presidentja dhe ambasadori këmbyen mendime dhe informata për gjendjen e sigurisë në rajonin më të gjerë, në kontekst të luftës në Ukrainë, duke e riafirmuar mbështetjen e dy shteteve për paqe të përhershme dhe të qëndrueshme.
Në kontekst të aspiratave të vendit për anëtarësim në BE, Siljanovska-Davkova tregoi për urgjencën për të t’u bërë hap përpara lidhur me procesin inkuadrues të vendit, përmes respektimit dhe përkushtimit të parimeve në të cilat bazohet vetë Unioni. U përshëndet edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërparlamentar si aspekt i rëndësishëm i marrëdhënieve bilaterale.

Siljanovska-Davkova i dëshiroi sukses ambasadorit Solstrom në kryerjen e misionit diplomatik, duke theksuar gatishmëri për mbështetje në punë.