Kasami: Strategji e re për arsim gjithëpërfshirës dhe inovativ në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prezantoi sot Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit 2025–2030, e cila parasheh ndërtimin e shkollave të reja, modernizimin e infrastrukturës arsimore dhe kalimin në mësim me një ndërrim.
Strategjia përfshin ndërtimin e shkollave si SHMT “Gjoce Stojçeski” në Tetovë dhe SHFK “Rilindja” në Sellcë, ndërtimin e pishinave të mbyllura, sallave sportive, si dhe zgjerimin e disa objekteve ekzistuese shkollore në lagjet “Jellak” dhe “Jashtë Vardarit”.
“Do të krijojmë një sistem arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt inovacionit,” u shpreh Kasami.
Strategjia është në fazë debati publik dhe synon transformimin e arsimit në Komunën e Tetovës gjatë pesë viteve të ardhshme.