Gashi dhe ambasadori Klein diskutuan zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me Ambasadorin e Hungarisë në vend, Sh.T. Andras Klein, ku u diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve.
Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe për kontributin në projekte të suksesshme infrastrukturore. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e Parlamentit hungarez në organizimin e takimeve ndërparlamentare të Europës Juglindore dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.