(VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton

(VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pas akuzave të kryeministrit Mickoski, se Levica ka nxjerrë kandidatë në disa komuna me shumicë shqiptare, me çka po tenton ta shpëtojë BDI-në. Sipas Ademit, VMRO çdoherë ka patur kandidat, e tani nuk ka në Strugë, Çair e Tetovë.

Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së

A e parashtroni pyetjen se përse nuk ka kandidat. Pse nuk ka kandidat nga radhët e VMRO-së, ndërsa zotëri Mickoski i ka kandidatët e tij. Ai i ka imponuar kandidatët në VLEN, se kush do të del për kryetar komune në VLEN. Ai ka përcaktuar se kush do të del kandidat i pavarur në mënyrë që të ndodhë asimilimi politik i shqiptarëve, e që ai të vazhdojë edhe më tutje me revizionizëm të të drejtave kolektive të shqiptarëve”.

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe njëherë deklaroi se bashkëpunimi midis BDI-së dhe Levicës në Tetovë, Gostivar dhe Strugë është i dukshëm dhe se qëllimi i tyre është të ndajnë votat anti-BDI. Sipas tij, shanset që kandidati për kryetar të Levicës të fitojë në Tetovë, Gostivar apo Strugë nuk janë as teorike, por shanset e një kandidati për kryetar të komunës në Veles apo Shtip janë në nivel teorik.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Pse në qytetin e lindjes së kryetarit të Levicës nuk kemi kandidat, pse në Shtip, që është qyteti i lindjes së një anëtari tjetër të kryesisë së Levicës, nuk kemi kandidat për kryetar komune, por pikërisht në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës ku është e qartë se kandidatët për kryetar komune të BDI-së do të humbasin sepse shumica dërrmuese dhe ndjenja midis banorëve në ato komuna dhe humori është anti-BDI”.

Para disa ditësh, partia Levica shpalosi kandidatët e saj në komuna me shumicë shqiptare në Strugë, Tetovë e Gostivar. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING