Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët

Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka komentuar djegien e disa makinave që sot kanë ndodhur në Shkup, duke thënë se kjo është një provë shtesë e asaj që e flet gjatë tërë kohës, se ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panik tek qytetarët para zgjedhjeve.
“E patë në mëngjes u shfaq një inçizim i qartë se si ndodhi zjarrvënia në një objekt që ndodhi herët në mëngjes, në ora 04:30. Kam qenë vazhdueshëm në linjë edhe me kryetarin e komunës së Kisella Vodës, me ministrin dhe me Njësitin e Zjarrfikësve në Shkup. E patë se si paturpësisht shkakoi zjarrin dhe kjo është vetëm edhe një provë shtesë e asaj që e flas gjithë kohës se për fat të keq ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panikë tek qytetarët para zgjedhjeve. Përgjigja se kujt i konvenon kjo, mendoj se do ta merrni vetë duke bërë një analizë shumë të shkurtë. Maja e strukturave në Ministrinë e Brendshme janë mbledhur dhe kanë identifikuar rreth njëzet persona për të cilat ka dyshime të bazuara se qëndrojnë pas gjithë këtij procesi. Njëkohësisht kishim raportime të caktuara që i kemi grumbulluar ditët e kaluara dhe në një aksion të koordinuar mes Ministrisë e Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, do të veprohet ditëve në vijim. Fatkeqësisht ka struktura që në këtë mënyrë po mundohen të shakktojnë jostabilitet dhe jo qetësi”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

MARKETING