Një person u vë flakën disa makinave në Shkup, i tërë momenti filmohet

Herët në mëngjes, rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në një autoservis në lagjen Pintija në Shkup. Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht është shmangur një katastrofë.
“Herët në mëngjes, para orës 4:00, shpërtheu një zjarr i madh në një servis automjetesh para Pintijës (mbi Staklarën, në vendin e quajtur Kamenik), ku kishte disa automjete, vaj dhe sende të tjera të ndezshme”.
“Brigada e Shkupit për Mbrojtje nga Zjarri menjëherë doli në vendngjarje dhe me 8 automjete, pas një beteje të vështirë, zjarri u shua para orës 6:00”, deklaroi për Kanal 5 drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.