Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak

Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot mbylljen përfundimtare të një deponie ilegale në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës.

Duke u mbështetur në Ligjin për Administratën Shtetërore dhe Ligjin për Mjedisin, Ministri Mexhiti nënshkroi urdhëresën për ndërprerjen e përdorimit të këtij lokacioni jostandard për hedhjen e mbeturinave.

“Qëllimi ynë është të krijojmë kushte më të mira, ambient të pastër e të shëndetshëm për qytetarët tanë”, u shpreh ministri në deklaratën e tij. Ai theksoi se vendimi është marrë për të parandaluar pasojat e dëmshme që shkaktohen nga depozitimi i pakontrolluar i mbeturinave dhe për të siguruar një nivel më të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit publik.

Ministri Mexhiti rikonfirmoi përkushtimin e tij për zbatimin e politikave që mbrojnë natyrën, shëndetin dhe cilësinë e jetës në vend.

MARKETING