Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në Veles

Pasdite në një shtëpi familjare në rrugën “Koço Racin” në Veles u zhvillua një dramë e përgjakshme familjare, kur një ish-partner ka vrarë ish-partneren dhe babanë e saj me një send të mprehtë, dhe në fund ka kryer vetëvrasje, gjithashtu me plagë nga një send i mprehtë, informoi sot pasdite nga SPB Veles zëdhënësja Biljana Gjakovska.
“Dy persona, një femër dhe një mashkull, u sollën në Qendrën e Urgjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit këtë pasdite pas orës 16:00. Së pari, mjekët kujdestar, specialistë të sëmundjeve kirurgjikale, pritën një person femër të plagosur me thikë në disa vende të trupit dhe u përpoqën ta ringjallnin, por nuk patën sukses.
Më pas, u pranua edhe një djalë të cilit nuk mundi t’i ofrohej ndihmë mjekësore sepse nuk po tregonte shenja jete. Në të dyja rastet, mjekët i shpallën pacientët të vdekur”, tha mjeku Vanço Gramatov, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm të Velesit.