Gjykata Kushtetuese: E vazhdojmë bashkëpunimin me IRZ, seminar i organizuar për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës

Gjykata Kushtetuese: E vazhdojmë bashkëpunimin me IRZ, seminar i organizuar për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik (IRZ), organizon seminar dyditor për këshilltarët e Gjykatës që punojnë rreth lëndëve. Në fokus është tema për ankesën kushtetuese dhe praktikën gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

MARKETING

Description of image

Seminarin, me fjalime hyrëse sot e hapën sekretarja e përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese, Violeta Gjorgjievska dhe Shtefan Pirner, drejtues i projektit për Ballkanin Perëndimor në IRZ.

Siç informojnë sot nga Gjykata Kushtetuese, sesioni i parë i dedikohet bazave të ankesës kushtretuese, me diskutime për thelbin e saj dhe rolin në mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore, si dhe përvojat gjermane, të cilat mund të jenë të zbatueshme në kontekstin maqedonas.

“Ligjëruesit mbi këtë temë janë Tomas Kligel, kryetar i trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Esen dhe ish-bashkëpunëtor kërkimor në Gjykatën Federale Kushtetuese të Gjermanisë, si dhe Oliver Gajsler, gjyqtar në Gjykatën Financiare të Baden-Virtemberg dhe ish-bashkëpunëtor kërkimor në të njëjtën gjykatë, njofton Gjykata Kushtetuese.

Dita e dytë e punëtorisë është planifikuar të hapet nga Kevin Maas, drejtor i Departamentit Politik në Ambasadën Gjermane në Shkup, dhe Kristof Nienhaus, menaxher i Projektit në Departamentin e Ballkanit Perëndimor të IRZ. Në kuadër të sesioneve që do të mbahen, do të shqyrtohet praktika gjyqësore e Gjykatës Federale Kushtetuese në Karlsruhe në fushën e të drejtave të njeriut, me theks në vendimet që janë të rëndësishme për kontekstin ligjor evropian dhe zbatimin e tyre në sistemet ligjore kombëtare. Punëtoria do të mbahet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese më 15 dhe 16 shtator të vitit 2025.

Me këtë seminar, Gjykata Kushtetuese dhe IRZ e vazhdojnë misionin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve profesioniste të këshilltarëve dhe përforcimin e mbrojtjes kushtetuese-gjyqësore të të drejtave të njerut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky aktivitet paraqet vazhdim të bashkëpunimit me IRZ, e cila tashmë është vërtetuar me mbajtjen e konferencës rajonale për ankesën kushtetuese në Shkup në vitin 2024.

MARKETING